Ushtarët e KFOR-it kryejnë ushtrime në veri të Kosovës
Ushtarë amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe gjermanë nga batalioni i manovrimit të Komandës Rajonale-Lindje i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryejnë ushtrime të futjes ajrore mbi veriun e Kosovës.
Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se këto ushtrime janë kryer si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës me njësi aviacioni, këto aktivitete u lejojnë patrullave të arrijnë në zona kyçe përgjatë Vijës Kufitare Administrative, duke forcuar ndërveprimin, koordinimin dhe gatishmërinë operacionale midis forcave të KFOR-it në rajon
Tutje në njoftim thuhet se aktivitete të tilla janë thelbësore për ruajtjen e kohezionit dhe gatishmërisë së njësisë, duke siguruar njëkohësisht efektivitetin e vazhdueshëm të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në të gjithë Kosovën.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Rruga Press

