KryesoreLajme

Ushtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e Granatahedhësit MK-19

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është realizuar trajnimi nga ekipet turke në përdorimin sa më efikas të armës Granatahedhës Automatik MK-19.

FSK ka njoftuar se ky trajnim ka për qëllim përmirësimin e aftësive operative të ushtarëve dhe rritjen e gatishmërisë luftarake për përballimin e sfidave të ndryshme në misionet e ardhshme.

Lexo më shumë  Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

“Pjesëmarrësit në trajnim kanë kaluar një proces intensiv, ku janë njohur me karakteristikat teknike, përdorimin në terren, procedurat e sigurisë dhe rolin e saj në fushë betejë”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player