Lajme

Ushtarët e FSK-së lirohen nga pagesa në transport hekurudhor gjatë udhëtimit me uniformë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive respektive.

Krahas çështjeve në fusha tjera, MMPHI, përmes këtij memorandumi është vendosur për lirimin e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e shërbimeve të transporti publik hekurudhor gjatë udhëtimit me uniformë.

Ky memorandum gjithashtu, ka për qëllim mbështetjen e MMPHI-së për MM-në edhe në fushat e veçanta, krahas mbështetjes së ndërsjellë nga ana e MM-së për MMPHI-së.

Lexo më shumë  Mjekë dhe punonjës të Onkologjikut bënin ‘pazare’ me jetën, protestë te Ministria e Shëndetësisë

Sipas komunikatës për medie, dy ministrat, shprehën besimin e plotë për realizimin e suksesshëm të pikave konkrete të memorandumit dhe mbështetjen e ndërsjellë edhe në të gjitha fushat tjera të interesit të përbashkët.

Mehaj, pas marrëveshjes me Kryetarin e Prishtinës për lirimin e ushtarakëve nga pagesa e transportit publik urban, brenda një jave, realizoi edhe këtë marrëveshje e cila ndikon shumë në mirëqenien ekonomike të ushtarakëve të FSK-së.

Lexo më shumë  Nisin gërmime arkeologjike në Novobërdë për zbulimin e një qendre të lashtë dardane

“Krahas objektivave tjerë, Ministri Mehaj, ka vendosur me prioritet mbi prioritete, përkujdesjen dhe mirëqenien ekonomike me fokus në rritjen e pagave për ushtarakët e FSK-së, me fokus, ushtarët dhe nënoficerët, zotim i cili do realizohet në të ardhmen e afërt”, thuhet në komunikatë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *