Bota

Ushtarët bjellorusë shtien me armë për të frikësuar grupin e emigrantëve, madje u filmuan duke i shqelmuar e grushtuar

Ky është momenti kur trupat bjelloruse shtien me armë në afërsi të një grupi emigrantësh të frikësuar përgjatë vijës kufitare me Poloninë, ku pak orë më herët refugjatët kishin tentuar të kalojnë rrethojën me tela gjembor për t’ia mësyrë vendeve të BE-së.

Videoja e filmuar nga rojet polake, shfaq turmën përfshirë gra e fëmijë të rreshtuar përgjatë rrethojës mbrojtëse në territorin e Bjellorusisë, ku duke tentuar t’i frikësojnë – ushtarët shkrepin disa plumba nga pushkët e tyre automatike.

Lexo më shumë  Pentagoni: Lufta me Iranin kushtoi mbi 11,3 miliardë dollarë vetëm në gjashtë ditët e para

E sikur kjo të mos mjaftonte ku dëgjoheshin fëmijët e gratë duke bërtitur, dy ushtarë shihen duke i grushtuar e shqelmuar emigrantët – e një tjetër gjunjëzohet dhe ua drejton armën, transmeton Telegrafi.

Pamjet u publikuan nga polakët si kundërpërgjigje për të hedhur poshtë pretendimet e Bjellorusisë, se ushtarët polakë ishin ata që shtien me armë, pasi Minsku zyrtar po tenton të diskreditoj fqinjët në Varshavë, si pjesë e një “sulmi hibrid” mbi BE-në duke i përdorur emigrantët si armë.

Lexo më shumë  "Dora e fshehur" e Putinit ka të ngjarë ta ndihmojë Iranin, thotë Sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *