Lajme

Ushtarakët e dalluar dekorohen me medalje presidenciale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në shënimin e Ditës së Forcës.

Para trupave ajo ka thënë se ushtria e Kosovës po shndërrohet në ushtri moderne, duke shtuar më tej se e ka vendin në NATO. Osmani ka ndarë medalje presidenciale për ushtarakët e dalluar.

“Jam e lumtur se që nga nëntori i vitit të kaluar kur shënuam ditën tuaj, forcat tona kanë shënuar një zhvillim të hovshëm duke u shndërruar nga ruajtëse e paqes së brendshme në faktor të rëndësishëm për ruajtjen e sigurisë globale. Si partner i besueshëm i ushtrisë më të fuqishme në botë, asaj të Amerikës, dhe partnerëve të tjera brenda NATO-s. Muaj më parë pjesëtarë të FSK për herë të parë zbarkuan në një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kuvajt. Ky ishte hapi i parë por tepër i rëndësishëm për të parë të realizuar ëndrrën tonë për të qenë garantues të paqes ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Partneriteti me SHBA-në dhe shtetet mike është jetik për Republikën e Kosovës, ka thënë Osmani, teksa tha se furnizimi me pajisje ushtarake, të dhuruara dhe të blera së fundmi, janë dëshmi se Kosova po i ndërton kapacitetet e nevojshme për vendin.

“Në kohën që ne po e zhvillonim ushtrinë me forcat e NATO-s, fqinji ynë verior ishte si kërcënues i vazhdueshëm i paqes në rajon, po zhvillonte manovra me kërcënuesin tjetër global, Rusinë. Ushtria e Kosovës ka themele të fuqishme ngase është ngritur e strukturuar mbi sakrificën e brezave të tërë të sublimuar në sakrificën sublime të komandant Adem Jasharit dhe familjes Jashari në luftën e UCK-së. Anëtarësimi në NATO është objektiv strategjik i Kosovës për të cilin do të angazhohemi vazhdimisht. Për këtë qëllim po e rrisim përkrahjen tonë për ushtrinë që të sigurohemi që forcat tona të armatosura të integrohen sa më parë në strukturat e NATO-s”, përfundoi presidentja.

Medalje presidenciale të meritave u janë ndarë: Nëntoger Arilena Shala, rreshter Fazli Kashtanjeva, kapiten Fitim Kadrijaj, rreshter Hysen Fetahu, nëntoger Ilirjanë Bunjaku, tetar Sokol Ahmeti.

Kurti premton se do t’i zgjidhë problemet në FSK

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në çdo nëntor kujtohet sakrifica e të gjitha gjeneratave.

“Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështia e një kombi matet me historinë. Ju jeni vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.

Kurti u tha ushtarëve se do t’i trajtojë dhe do t’i zgjidhë sfidat me të cilat përballet FSK-ja.

“Kemi sfida si shembull puna për motivimin e ushtarëve sepse disa po largohen e duhet riparë struktura e FSK-së, mundësia e gradimit brenda njësisë, rregullimi i pagave dhe mëditjeve, rrezikshmëria në punë, si dhe të ketë vija të transportit në të gjitha qytetet kryesore të Kosovës. Njësitë operacionale të pajisjen edhe me armë të shkurta sepse ka pengesa që shkakton arma e gjatë në punët profesionale, tu jepet përparësi njësive operacionale e për këtë kërkoj angazhimin e ministrit. Të gjitha do t’i trajtojmë e do t’i zgjidhim”./koha/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *