Ursula von der Leyen i ofron Trumpit tarifa zero të dyanshme ose kundërmasa: Oferta e BE-së është në tavolinë
Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen ka dalë me një ofertë në përgjigje të tarifave të presidentit amerikan, Donald Trump.
Ajo tha se në BE janë të gatshëm të negociojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur tashmë kanë paraqitur ofertën për zero tarifa të dyanshme për të mallrat industrial, ashtu siç BE-ja tashmë operon me disa partnerë të tjerë tregtar.
“Evropa është gjithmonë e gatshme për marrëveshje të mira”, tha Ursula von der Leyen.
“Oferta është në tavolinë. Por, jemi të gatshëm gjithashtu që të përgjigjemi me kundërmasa dhe të mbrojmë interesat tona”, shtoi ajo në fund.
Në anën tjetër, më herët Donald Trump është dukur i painteresuar për marrëveshje, ku ai u shpreh se nuk do t’i heqë masat ndaj BE-së deri kur BE-ja të paguajë një shumë të caktuar për atë që ai e quajti si dëm të mëparshëm të shkaktuar ndaj ShBA-së nga një tregti e padrejtë.
Ditën e sotme, tregjet financiare amerikane shënuan një tjetër rënie të madhe, duke shkaktuar pasiguri për të ardhmen e ekonomisë amerikane, në një kohë kur tarifat e presidentit amerikan po i dëmtojnë rëndë stoqet amerikane dhe nuk duket se ai do të heqë dorë nga kjo qasje në zgrip ndaj ekonomisë së ShBA-së dhe të gjithë botës.
Rruga Press