Bota

Ursula von der Leyen: BE-ja mund t’i vendosë sanksione të reja Rusisë nëse pushton Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi Rusinë të mërkurën se blloku ka gati një bateri sanksionesh shtesë nëse Moska vendos të pushtojë Ukrainën fqinje.

Sipas medieve të huaja, në prag të një samiti të BE-së për këtë çështje, Von der Leyen tha se përtej rritjes dhe zgjerimit të sanksioneve ekzistuese, BE mund të miratojë “masa të paprecedentë me pasoja të rënda për Rusinë”.

Lexo më shumë  Washington Post: Zyrtari hungarez ia dha sekretet e BE-së Rusisë

Ajo i tha Parlamentit Evropian se tashmë ka sanksione ekonomike që i vënë në cak financat, energjinë dhe sektoret e Rusisë për shkak të aneksimit të gadishullit të Krimesë së Ukrainës në vitin 2014.

Sidoqoftë, ajo nuk tha se çfarë mund të përmbajnë sanksionet e reja.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se Rusia ka zhvendosur 70,000 trupa drejt kufirit të Ukrainës dhe po përgatitet për një pushtim të mundshëm në fillim të vitit të ardhshëm. Moska mohon se ka ndonjë plan për të sulmuar Ukrainën.

Lexo më shumë  Raportuesja e OKB: Izraelit iu dha leje për të torturuar palestinezët, shumica e shteteve e lejuan këtë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *