KryesoreOpinion/Aktualitet

Urime Kosovë! Urime popull i qëndresës, i lirisë dhe i dinjitetit!

Shkruan Gëzim Mekuli

Urime popull!

Urime Kosovë! Urime popull i qëndresës, i lirisë dhe i dinjitetit! Qe, triumfoi e vërteta mbi gënjeshtrën, drejtësia mbi korrupsionin, pastertia mbi pisllëkun, nderi mbi dallaveret dhe vullneti i popullit mbi komplotet e hapura, të fshehta e të errëta kundër Kosovës!

Kryeministër Albin Kurti,

Ti dhe populli i Kosovës dëshmuat se nuk mund të gjunjëzohet një komb që qëndron i bashkuar, as nga oligarkët, as nga mediat e kapura, as nga Serbia e as nga Rusia. Më shumë se një vit sulme, më shumë se 3 vite “grushtshtetesh” të dështuara, manipulime e dhunë kolektive, nuk e thyen vullnetin për një Kosovë të lirë, të drejtë, të pamvarun dhe humane.

Lexo më shumë  Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV prin me 46.91%

Të nderuar,

ATA që përpiqen ta mbajnë Kosovën peng të errësirës, ATA aktorë politik që janë rob të mentalitetit “mi i falë Serbisë” cka ajo kërkon e dëshiron, ATA që mohojnë të drejtën e Kosovës për të qenë vetvetja, duhet t’a dinë një gjë: Koha e sundimit t’uaj ka mbaruar. Juve ju ka dalë afati!

Sot fitues është populli, ka fitua drita mbi terrin, ka fitu Kosova mbi rrjepësit e saj, mbi dhunuesit e saj!

Arben e Mon,

Sot është përvjetori i vdekjes suaj për Kosovën pa Serbi e pa mafi.

Arben e Mon,

Në sheshin ku u pushkatuat nga ATA, sot festohet fitorja e një Qeverie që nuk iu nënshtrua Serbisë, hajnsië e as mafisë. Ju ishit frymëzimi; Ti Arben, e Ti Mon, ishit betimi, guximi e mosdorëzimi!

Rroftë Republika e mirëqenjes!

Rroftë Kosova, zemra e Shqipërisë!

Rruga Press

YouTube player