Bota

Urdhri për arrestimin e Putin, kërcënon Medvedev: Një raketë hipersonike mund të godasë Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev tha se Kremlini mund të lëshonte një raketë hipersonike në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) pas lëshimit të urdhër arrestit për presidentin rus Vladimir Putin.

“Ekziston mundësia që një raketë hipersonike e lëshuar nga një anije luftarake ruse në Detin e Veriut të godasë ndërtesën e gjykatës në Hagë,” shkroi Medvedev, një besnik i Putinit.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

ICC lëshoi ​​urdhër-arrestin për Putinin të premten, duke pretenduar se ai është “përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve dhe atë të transferimit të paligjshëm të tyre nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse”.

Rreth 16,226 fëmijë janë dëbuar gjatë luftës 13-mujore, sipas shefit ukrainas të të drejtave të njeriut, Dmytro Lubinets.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *