Uragani Kirk i afrohet Europës, ekspertët në alarm: Ka ndryshuar strukturën!
Shteti juglindor amerikan i Floridë po përgatitet për goditjen e uraganit të fuqishëm Milton, mes paralajmërimeve për shira të dendura, erëra të forta dhe stuhi kërcënuese për jetën.
Stuhia pritet të godasë zonën mbrëmjen e sotme, me potencialin të jetë një ndër më shkatërrueset që ka shtet ka përjetuar ndonjëherë. Por ndërsa Milton, që ka ngjallur panik në SHBA, pak ndikim mund të ketë në Europë, një tjetër uragan po avancon rrezikshëm drejt kontinentit të vjetër.
Edhe pse sipas ekspertëve, me shumë gjasë kur të mbërrijë këtë javë ai mund të ketë humbur ca nga fuqia e duke marrë më shumë formën e një stuhie të fortë tropikale, sërish e ka aftësinë të mbjellë kaos e të shkaktojë dëme.
“Ne nuk po shohim më një stuhi me strukturën tipike të reve të rrumbullakëta, simetrike dhe me syrin e qetë në qendër,” tha meteorologu i njohur Lars Loëinski për Euronews Green, duke shpjeguar se një stuhi bëhet më pak “tropikale” kur largohet nga ujërat e ngrohta. Kirk ishte një uragan i madh në fillim, pasi lëvizi midis Bermudës në Karaibe dhe Azoreve gjatë fundjavës. Ai madje arriti brenda një kohe të shkurtër statusin e kategorisë 4 në shkallën e uraganëve. Lars mendon se Kirk do të mbetet “shumë i fortë teksa zhvillohet në një stuhi me erëra të fuqishme, siç është parë shpesh në Atlantikun e Veriut dhe Europën Perëndimore gjatë vjeshtës dhe dimrit”.
Ky pritet të jetë i pari sistem i tillë stuhish në këtë sezon, që në Europë zgjat zakonisht nga tetori deri në mars. Kirk pritet të godasë së pari Portugalinë dhe Spanjën me erëra që shkojnë deri në 130 kilometra në orë; pas kësaj do të vazhdojë rrugën drejt Francës, Zvicrës e Gjermanisë, e për shira të rrëmbyer po përgatiten edhe disa pjesë të Britanisë së Madhe.
Rruga Press