Lajme

UP-ja ndan buxhet për studentët me aftësi të kufizuara, secili prej tyre do të marrë nga 450 euro

Universiteti i Prishtinës përmes një njoftimi publik ka njoftuar se për vitin akademik 2023/2024 do të mbështesë financiarisht studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në  UP.

Siç thuhet në njoftim, shuma e ndarë për studentët me aftësi të kufizuara është 30 mijë euro, ku secili prej tyre do të marrë nga 450 euro.

Lexo më shumë  Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

“Këshilli Drejtues i UP-së ndan buxhet për mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP ne shumën prej 30.000 euro (tridhjetë mijë euro), ndërsa shuma e ndarë për çdo student do të jetë deri në 450.00€ (katërqind e pesëdhjetë) euro”, thuhet në njoftimin e bërë nga Universiteti i Prishtinës.

Rruga Press

YouTube player