KryesoreLajme

Universiteti i Bernës konfirmon se vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë ndodhet në Pogradec

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar Linin në Pogradec si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë.

Po ashtu është konfirmuar se vjetërsia e këtij vendbanimi daton përgjatë hapësirës kohore 6,000 – 4,000 para Krishtit.

Njoftimi:

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë konfirmojnë Linin si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë.

Zbulohen për herë të parë:

Lexo më shumë  Priten edhe 3.185 pako të tjera nga votimi me postë për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

•             Hapja e llogoreve tokësore

•             shumë shtylla druri të tjera të shtëpive

•             shtresa qeramike arkeologjike të dekoruara me impreso – një nga format më të hershme të poçarisë. Kjo provon lidhje sitit të Linit me bregdetin Adriatik.

•             zbulohet një rrethojë e re që e çon në pesë numrin e unazave rrethuese (mbrojtëse) të sitit

•             zbulohen grumbuj të mëdhenje pishash të cilat mendohen se janë mbetje të një apo disa shtëpive

Lexo më shumë  Ambasada amerikane në Ukrainë ka paralajmëruar për një sulm serioz ajror që mund të ndodhë në ditët në vijim

•             për herë të pare përputhen kronologjitë e unazave të pemëve të sitit të Linit me atë të Ohrit – dendrokronologjia po funksionon për distanca më të gjera

•             Konfirmim që Lin 3 mbulon 2,000 vite të historisë së vendbanimeve dhe të paktën 10-12 faza apo fshatra të ndryshëm përgjatë hapësirës kohore 6,000 – 4,000 para Krishtit.

Rruga Press

YouTube player