Sport

 Unioni Evropian i Xhudos shkruan për rolin e ri të Majlindës

Unioni Evropian i Xhudos menjëherë ka shkruar për detyrën e re të Majlinda Kelmendit, ish-kampiones olimpike dhe Botërore në xhudo.

Majlinda të shtunën e kishte angazhimin e parë si trajnere, në nivelin e të rriturve.

“Për herë të fundit e kemi parë Majlinda Kelmendin në Paris në vitin 2017, kur ajo fitoi të artën. Tani kampionia olimpike ka rol të ri. Stërvit kampionët e ardhshëm nga Kosova”, ka shkruar EJU-ja.

Majlinda është e angazhuar si trajnere në garën më të famshme të xhudos, Grand Slamin e Parisit.

Rruga Press

YouTube player