Uniformat e para në botë trasparente, me mesazh: “Kontrolloni testikujt…”
Nuk kanë fund çuditë nga kampionati anglez. Një ekip i kategorive inferiore, si AFC Bedale, ka prezantuar në prag të sezonit të ri, uniformat e reja krejtësisht trasparente, një gjetje që ndodh për herë të parë në botë.
Kjo skuadër është e njohur për uniforma të çuditshme në historikun e saj, por këtë herë kjo uniformë nuk ka të bëjë thjeshtë me një risi mediatike, apo menaxhimi. Uniformat e reja janë pjesë e fushatë “le të jemi të pastër”, një fushatë sensibilizuese për kancerin e testikujve dhe të prostates.
Kjo sëmundje vret rreth 11.000 meshkuj në vit dhe pamja trasparente është një mesazh për të kujtuar meshkujt të kontrollohen e të shkojnë te mjeku.
Rruga Press