Bota

UNICEF: Mijëra fëmijëve të traumatizuar në Ukrainë u nevojitet ndihmë

Mijëra fëmijë në Ukrainë kanë nevojë urgjente për mbështetje psikologjike, pasi janë përballur me luftën traumatike në Ukrainë, deklaroi Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, 4000 deri në 6000 psikologë profesionistë për fëmijët janë ende në këtë shtet, dhe duhet bërë gjithçka për të siguruar pagat e tyre e për t’i mbështetur në mënyrë që të vazhdojnë punë e rëndësishme, tha eksperti i UNICEF-it, Aaron Grinberg.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Këto deklarata ai i bëri nga qyteti Lviv, në perëndim të Ukrainës.

Rreth 91.000 fëmijë dhe të rinj kanë nevojë për vëmendje të posaçme, shtoi ai.

Shumë prej këtyre fëmijëve janë nëpër jetimore dhe qendra për fëmijë me nevoja të veçanta, derisa rreth 35.000 janë kthyer te familjet e tyre pas nisjes së luftës, por ende kanë nevojë për mbështetje.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Sipas Grinberg, 56 ekipe të lëvizshme janë duke udhëtuar brenda shtetit për të ofruar kujdes për fëmijët dhe familjet e tyre që kanë përjetuar traumë, përfshirë dhe dhunë seksuale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *