Bota

UNESCO ndihmon gazetarët ukrainas, do u japë atyre helmeta dhe jelekë mbrojtës

Gazetarëve ukrainas do t’u jepen pajisje mbrojtëse personale dhe do trajnohen për të punuar në mjedise armiqësore nga UNESCO, ka thënë agjencia e OKB-së, raporton BBC.

UNESCO tha se do të sigurojë fillimisht rreth 125 grupe jelekësh dhe helmetash anti-plumb për të ndihmuar gazetarët ukrainas të zhvendosur të vazhdojnë punën e tyre dhe të mbështesin rrjedhën e lirë të informacionit gjatë luftës.

Lexo më shumë  Komandanti i lartë rus mes 29 viktimave nga rrëzimi i avionit Antonov në Krime

Ai tha se mijëra gazetarë po raportonin nga terreni në Ukrainë, shumica prej tyre pa pajisjet e nevojshme mbrojtëse.

Pajisjet do të shpërndahen nga java e ardhshme nëpërmjet Qendrës së Lirisë së Shtypit në Lviv dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, përcjell Reporteri.net.

“Ne jemi të vendosur t’i mbështesim dhe t’i mbrojmë ata në çdo mënyrë të mundshme”, tha Audrey Azoulay, drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s.

Lexo më shumë  Irani konfirmon vrasjen e shefit të Inteligjencës së Gardës Revolucionare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *