BallinaLajme

UNESCO kujton Parashqevi Qirizain në 50 vjetorin e vdekjes

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim dhe Kulturë, UNESCO ka kujtuar sot patrioten dhe iluministen shqiptare, Parashqevi Qiriazi.

Në përkujtimin e këtij përvjetori, UNESCO i ka kushtuar në uebfaqen e saj një shkrim Qiriazit, për kontributi e saj në emancipimin e grave.

Me titullin: Parashqevi Qiriazi, “Ylli i mëngjesit” i emancipimit të grave, UNESCO potencon se 17 dhjetor 2020 shënon përvjetorin e pesëdhjetë të vdekjes së Parashqevi Qiriazi, njërës nga figurat kryesore të iluminizmit shqiptar të fundshekullit 19 dhe fillimit të shekullit 20.

“Roli i saj pionier në edukimin dhe emancipimin e grave në Perandorinë Osmane mund të krahasohet vetëm me arritjet e Marianne Hainisch në Austri, Annestine Beyer në Danimarkë ose Maria Montessori në Itali. Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e parë që shkroi një libër shkollor në gjuhën shqipe dhe e vetmja grua që mori pjesë në Kongresin e Manastirit, i cili kodifikoi alfabetin shqip në nëntor 1908. Mbajtës i dy diplomave (Robert College, Stamboll dhe Oberlin College, Ohio, USA), ajo mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris në 1919”, thuhet në shkrimin e UNESCOS.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

UNESCO ka kujtuar kontributi që ka dhënë Qiriazi në arsimit e grave, por dhe kontributin e saj në lëvizjen kombëtare shqiptare për pavarësi nga Perandoria Osmane, por edhe pas çlirimit deri në vdekje më 1970.

“Revista që ajo drejtoi në rininë e saj, si dhe shoqata e grave ku ajo ishte një nga themeluesit, mbanin emrin e ‘Yllit të Mëngjesit’, i cili i shkonte për shtat mrekullisht kësaj gruaje, kontributi i së cilës në emancipimin e popullit shqiptar ishte i paçmuar”, shkruan UNESCO për Qiriazin.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Parashqevi Qiriazi u lind më 2 qershor 1880 në Manastir të  Maqedonisë së Veriut. U shkollua në vendlindje Stamboll dhe në SHBA. Vdiç në Tiranë në viti 1970.

Rruga Press

YouTube player