Bota

UNESCO-ja alarmon për shkatërrimet e monumenteve në Ukrainë

UNESCO-ja ka paralajmëruar për dëmet që lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund t’i bëjë trashëgimisë kulturore të atij vendi dhe u është bashkuar dënimeve në rritje të institucioneve kulturore kundër pushtimit rus të Ukrainës. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë e Kulturë ka njoftuar se po punon për vlerësimin e institucioneve dhe lokaliteteve ukrainase, të cilat Kombet e Bashkuara i kanë listuar në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Në Ukrainë gjenden shtatë lokalitete me statusin e trashëgimisë botërore, përfshirë dhe Katedralen e Shën Sofisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Lokalitetet e tjera në këtë listë gjenden në qytetin perëndimor në Lavov, në portin e Detit të Zi, në Odesa dhe në qytetin më të madh të Ukrainës, në Harkov. Në të katër qytetet ka pasur granatime e bombardime.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

“Duhet ta ruajmë këtë trashëgimi kulturore si dëshmi e së kaluarës dhe si vektor për paqe në të ardhmen”, ka thënë drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.

Në komunikatë ka shkruar se agjencia që ajo drejton po koordinohet me autoritetet ukrainase që monumentet kryesore dhe lokalitetet gjithandej Ukrainës të shënjohen si monument i mbrojtur me shenjën e njohur ndërkombëtarisht për mbrojtje të trashëgimisë në kohë lufte.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Së paku shtatë institucione arsimore janë dëmtuar në sulmet e javës së fundit, përfshirë edhe Universitetin Kombëtar Karazin në Harkovu të mërkurën, thuhet në komunikatë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *