Bota

“Unë bëj çfarë të dua me armët e mia”, kongresmeni nxjerr pistoletën në seancën e Kongresit

Një kongresmen amerikan ka nxjerrë pistoletat gjatë një dëgjese në Dhomën e Përfaqësuesve, ku po diskutohej për kufizimin e blerjes së armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një seancë të jashtëzakonshme pas shumë incidenteve me armë në javët e fundit, ku kanë humbur jetën dhjetëra persona, përfshirë 19 fëmijë në një shkollë të Teksasit, republikani Greg Steube, i cili po merrte pjesë në mbledhje virtualisht nga shtëpia e tij në Florida, nxori me radhë 4 pistoletat e tij.

Lexo më shumë  Me lot në sy, Zelensky pret liderët botërorë në Kiev

“Ja një pistoletë që unë e mbaj çdo ditë me vete për të mbrojtur veten, gruan, fëmijët dhe shtëpinë time”, tha kongresmeni.

Kur kreu i seancës, Jerrold Nadler, ndërhyri duke i thënë se shpresonte që arma të mos ishte e mbushur, republikani i ktheu këtë përgjigje: “Jam në shtëpinë time. Bëj çfarë të dua me armët e mia”.

Presidenti Joe Biden i bëri thirrje Kongresit të bëhet bashkë dhe të punojë për reformim të ligjeve për armët: “Kjo nuk ka të bëjë me marrjen e armëve dhe kryqëzimin e pronarëve të armëve. Në fakt, ne besojmë se duhet të trajtojmë pronarët përgjegjës të armëve, si një shembull se si duhet të sillem të tjerët”.

Lexo më shumë  Trump i bashkohet Putinit në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë

Presidenti listoi veprimet që duhet të ndërmerren: “Duhet të ndalojmë armët e sulmit. Nëse nuk ne bëjmë dot këtë duhet të rrisim moshën për t’i blerë ato, nga 18 në 21 vjeç. Duhet të fuqizojmë kontrollet lidhur me historikun e blerësit, të heqim imunitetin që mbron prodhuesit e armëve nga përgjegjësia dhe të adresojmë krizën e shëndetit mendor”.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *