KryesoreLajme

Ulja e pagës me 10 mijë lekë të reja në muaj, mësuesit në Korçë paralajmërojnë grevë

350 mësues ciklit të ulët dhe parashkollor janë prekur nga ulja e pagës së grupit. Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Korçë, Leonard Trebicka, ka deklaruar se ulja e pagës është në vlerën e 10 mijë lekëve (të reja) në muaj.

Edhe pas dy takimeve mes sindikatës, federatës dhe ministrisë së arsimit, nuk është marrë asnjë masë konkrete për të ndryshuar këtë situatë. Për të shprehur pakënaqësinë dhe kërkuar zgjidhje, Trebicka ka shpallur 31 marsin si afatin e fundit dhe pas kësaj date të gjithë mësuesve do t’u bëhet thirrje për grevë.

Lexo më shumë  Eurodeputeti austriak, Mandl i bashkohet reagimit të senatorit amerikan, Torres ndaj zyrtares së Trumpit: Kosova nuk do të zhduket

Ai tha se rreth 6500 mësues në të gjithë Shqipërinë po përballen me të njëjtën problematikë. Kryesisht është kategoria e mësuesve që japin mësim në fillore.

“Ka që në muajin qershor të vitit të kaluar që është ulur paga e grupit. Me zero pikë janë vlerësuar të gjithë mësuesit të cilëve u është ulur paga. Ministria thotë se edhe vitin e kaluar ka qenë i njëjti udhëzim. Janë 6500 mësues që e kanë këtë ulje në gjithë Shqipërinë. Është një shifër shumë e madhe në krahasim me rritjen e pagës e cila nuk është bërë atje ku duhet.

Lexo më shumë  Shefja e diplomacisë së BE-së, Kallas: NATO garancia më e mirë për sigurinë e Ukrainës!

Duhet të respektohet kontrata kolektive që thotë se duhet të ndiqen hapat e bisedimeve mes palëve dhe më pas të shkojmë drejt një greve e cila shumë shpejt do të jetë e pranishme në Shqipëri. Pas mbylljes së tremujorit të dytë më 31 mars, Sindikata do të marrë hapa ligjorë dhe do të nisë një grevë për të gjithë mësuesit në Shqipëri”, tha Trebicka duke theksuar se për të kjo është një çështje neglizhence nga ana e ministrisë.

Rruga Press

YouTube player