Lajme

Ulet çmimi i karburanteve sot dhe nesër, larg kërkesës së protestuesve

Bordi i Menaxhimit ka vendosur sot që çmimi i naftës dhe benzinës të jetë 217 lekë/ litri gjatë këtyre 24 orëve, ndërsa gazi 93 lekë/ litri.

Ky është një çmim relativisht më i ulët krahasuar me atë të disa ditëve më parë, megjithatë duket të jetë larg atij nën 200 lekë që ishte para rritjes së madhe që pësoi para një jave.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Jusuf Gërvalla ka qenë një veprimtar politik me vetëdije të lartë

Shpjegimi i importuesve ka qenë se çmimi u rrit për shkak të shtrenjtimit në bursë duke bërë që edhe në Shqipëri një litër naftë të kërcente në pak ditë nga 195 lekë/ litri në 265 lekë/ litri.

Aktualisht, çmimi i karburateve në bursë është mesatarisht 110 dollar një barrelë, ngjashëm me çmimin kur karburantet këtu ishin 190-195 lekë/ litri. Prandaj, nevojitet që çmimi të ulet edhe më tej, të paktën për të kapur të njëjtat nivele me një javë më parë.

Lexo më shumë  Shqipëria në 2024 shiti më pak prodhime shqiptare në tregjet ndërkombëtare ndërsa nga ana tjetër bleu më shumë mallra të huaja. Bizneset në prag falimentimi

Kjo ulje nuk plotëson kërkesën e qytetarëve jo vetëm në nivel çmimi, por nuk është as zgjidhje afatgjatë, e rregulluar me mekanizmat e duhur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *