KryesoreLajme

Ulaj: Zgjedhjet rrëzuan propagandën dhe shpërblyen qeverisjen e ndershme

Jusuf Ulaj ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, duke kritikuar ashpër fushatën shumëvjeçare të sulmeve mediatike dhe politike kundër kryeministrit Albin Kurti dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas Ulajt, për katër vjet me radhë janë shpenzuar shuma të mëdha parash për shpifje, ofendime dhe propagandë, ndërsa debatet televizive, pothuajse çdo mbrëmje, janë shndërruar në sulme të vazhdueshme ndaj Qeverisë Kurti, pa përmbajtje dhe argumente reale.

Lexo më shumë  Nga integrimi evropian te izolimi: A po rikthehet Serbia në vitet ’90?

Ai thekson se rezultatet e zgjedhjeve kanë dhënë një mesazh të qartë: qytetarët dinë të dallojnë dhe të vlerësojnë punën e ndershme dhe sinqeritetin, duke refuzuar lojërat e fëlliqura politiko-mediatike.

Ulaj shton se ky është momenti për reflektim për të gjithë aktorët që, sipas tij, kanë qenë pjesë e një skenari qesharak dhe të dëmshëm, jo vetëm për vetë ata, por edhe për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Lexo më shumë  Në 2026-ën do të mbahet stërvitja e parë ushtarake trilaterale Shqipëri-Kosovë-Kroaci

Rruga Press

YouTube player