Bota

Ukrainasit vrasin snajperistin më të mirë rus

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë vrarë snajperistin më të mirë rus, Alexander Kislinsky, gjatë një përleshjeje në Donetsk. Lajmi është bërë i ditur përmes disa kanaleve ruse në Telegram.

Kislinsky, një snajperist nga Brigada e 22-të Spetsnaz, e vendosur në Ukrainë, dhe e përshkruar si më e mira e trupave ruse, është varrosur në Rusi, pasi Kremlini riatdhesoi trupin. Rusia e quan snajperistin e vrarë në Ukrainë “hero” dhe “luftëtar që meriton kujtim të përjetshëm”.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

Fotot e fundit të postuara të Alexander Kislinsky në front tregojnë snajperistin pranë tankeve ruse të shenjuar me “Z”.

Gjithashtu, në një nga videot e fundit ku shihet luftëtari, ai mban një fjalim në favor të luftës dhe kundër komandove “naziste” që, sipas Rusisë, po luftojnë në mbrojtje të Ukrainës: “Me teknologjinë tonë moderne do të përfundojmë çdo punë. Shikojini ata se si ecin me krenari, të veshur me uniformat e tyre naziste. Ata mendojnë se ne nuk i shohim, por ne do t’i kapim”.

Lexo më shumë  Rusët gjatë këtij viti kanë bombarduar “aksidentalisht” 150 herë territorin e vetë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *