Ukrainasit vazhdojnë të përparojnë afër Khersonit – ushtarët rusë po dorëzohen një nga një
Forcat ukrainase po vazhdojnë me kundërofensivë ndaj trupave pushtuese rus.
Ukraina ka nisur një ofensivë të re të madhe në rajonin Kherson dhe po përparon drejt Mylove.
Tashmë janë publikuar në rrjetet sociale pamjet e para të dorëzimit të trupave ruse.
Në një video shihet se si një ushtar rus ngrit duart lart gjersa dorëzohet para trupave ukrainase.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 15, 2022
Ukraine has launched a new major offensive in the Kherson region and are advancing toward Mylove.
The first videos of Russian troops surrendering have appeared online. pic.twitter.com/FrvzHXRpEz
Kirill Stremousov, një nënkryetar i qeverisë pro-ruse në Kherson, tha se ushtria ukrainase po përpiqet të nisë një ofensivë pranë fshatit Dudchany.
Kujtojmë se në Velyka Oleksandrivkan, ushtarët rusë duke u frikësuar se do të binin në duart e forcave ukrainase kanë lënë mbrapa tyre shumë pajisje ushtarake.
Pushtuesit rusë lanë më shumë se 500 predha artilerie dhe raketa për lansuesit “Grad dhe Uragan”, si dhe më shumë se 100 raketa antitank dhe mina antitank.
Ndryshe, rusët filluan pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale.
⚡️Occupation government: Ukrainian troops launch offensive in Kherson Oblast.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) October 15, 2022
Kirill Stremousov, a deputy head of the Russian illegal occupation government in Kherson Oblast, said that the Ukrainian military is trying to launch an offensive near the village of Dudchany.
Rruga Press