Ukrainasit sulmojnë me dronë një nga termocentralet më të mëdha në jug të Rusisë – publikohen pamjet
Ushtria ukrainase ka arritur të kryej një sulm në njërën nga termocentralet më të mëdha në jugperëndim të Rusisë, duke nxjerrë jashtë funksionit dy nga njësitë e saj, dhe duke pasur ndërprerje të energjisë.
Guvernatori i këtij rajoni Vasily Golubev ka thënë në Telegram se nuk ka patur dëme në njerëz, dhe se autoritetet po e hetojnë shkakun që solli deri te shpërthimi i zjarrit në Novocherkaask, termocentral në Rostov.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se forcat e saj kanë shkatërruar 11 dronë që janë ngritur në ajër mbi Rostov nga ana e pjesëtarëve të ushtrisë ukrainase, rajon ky që gjendet shumë pranë kufirit Rusi-Ukrainë.
Kanali Baza në Telegram, që është i është me forcat ruse të rendit, njoftoi se zjarri që shpërtheu në termocentral është shkaktuar nga dronët kamikaz ukrainas.
Në anën tjetër, Reuters nuk ka arritur në mënyrë të pavarur të verifikojë këto pretendime. E Novocherkassk konsiderohet si një prej termocentraleve më të mëdha në jugperëndim të Rusisë.
Pronari i saj, OGK-2 kontrollohet nga Gazpromi rus, kurse pamjet amatore shfaqin momentin kur ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm në këtë termocentral.
Overnight, Ukrainian drones successfully hit the Russian Novocherkassk power plant in Rostov Oblast, disabling two of the plant’s power units. pic.twitter.com/S1p1Xx7dYY
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) March 25, 2024
Rruga Press