Bota

Ukrainasit sulmojnë me dhjetëra dronë Rusinë, Kremlini pretendon se i ka rrëzuar – harroi të përmend depot e municioneve që u hodhën në erë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se Rusia është sulmuar nga dhjetëra dronë ukrainas, 54 prej të cilëve pretendohet se janë rrëzuar mbi rajone të ndryshme të Rusisë.

Megjithatë ministria ruse nuk e përmendi rajonin e Tverit, ku dronët shënjestruan depot e municioneve, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarr të madh.

Lexo më shumë  Shtetet e Gjirit gati për sulm ushtarak ndaj Iranit: Çdo vijë e kuqe është kaluar

“54 dronë tjerë ukrainase u shkatërruan nga mbrojtja jonë kundërajrore”, thuhet në njoftimin e ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Dronët sipas rusëve kanë rënë në rajonet Kursk, Bryansk, Smolensk, Belgorod dhe Oryol.

Por Rusia që nga fillimi i luftës është e prirur të fshehë realitetin – duke mos e përmenduar fare rajonin Tver ku pati shpërthime të fuqishme.

Lexo më shumë  Irani lëshoi raketë drejt Turqisë, NATO-ja del me reagim
YouTube player