Ukrainasit shkatërrojnë një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi, Putini pranon se marina është e pambrojtur
Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar se marina ruse është e pambrojtur, pasi thuhet se humbi një të tretën e flotës së Detit të Zi gjatë luftës në Ukrainë.
Rusia planifikon të “përmirësojë tërësisht” forcat detare, tha Putin ndërsa Moska përpiqet të rindërtojë me shpejtësi një flotë që ka luajtur një rol vendimtar në pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
“Për të rritur qëndrueshmërinë luftarake të forcave detare, është e nevojshme të forcohen ato dhe t’i kushtohet vëmendje e veçantë zbatimit të shpejtë të sistemeve të zbulimit të kërcënimeve në distancë, duke përfshirë ato nga mjetet ajrore pa pilot”, tha Putin.
Kujtojmë që Rusisë i janë shkatërruar shumë luftanije në luftën në Ukrainë, që janë goditur kryesisht me raketa të avancuara perëndimore por edhe me dronët detarë.
Se ukrainasit i kanë shkaktuar humbje të mëdha Kremlinit, e dëshmon fakti se Rusia ka kërkuar nga Irani dronët kamikaz Shahed.
E së fundmi gjatë një udhëtimi në Korenë e Veriut, ku u takuar me King Jon-un, u tha se do të bashkëpunojnë në fushën e mbrojtjes, një tregues tjetër që Rusisë po i mungojnë armët moderne.
Rruga Press