Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin raketor S-300 brenda territorit rus, përdorën armët perëndimore: Sa bukur po digjet
Forcat ukrainase pretendojnë se të hënën kanë arritur me sukses të shkatërrojnë sistemin raketor rus S-300, me armët perëndimore brenda territorit rus.
“Po digjet bukur. Është S-300 rus, në territorin e Rusisë. Dita e parë e sulmit pas marrjes së lejes për përdorimin e armëve perëndimore në territorin e armikut”, ka shkruar në Facvebook, ministrja Iryna Vershchuk përbri fotografisë së sistemit të shkatërruar raketor rus.
Ky veprim vjen vetëm një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden i dha leje Ukrainës të kryej sulme të kufizuara brenda territorit rus duke përdorur armët amerikane, derisa disa vende evropiane kanë hequr këto kufizime sesi të përdoren armët.
Western weapons in effect. Components of a S-300/400 air defense complex, destroyed in the Bilhorod region. Reportedly happened yesterday, with the help of HIMARS. pic.twitter.com/s0ziwJ1tpB
— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) June 3, 2024
Mbetet e paqartë nëse armët e përdorura në sulm që i përshkroi Vereshchuk, ishin armë të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mirëpritur vendimin e presidentit amerikan Joe Biden që të lejoj të kryhen sulme në territorin rus, që sipas Zelensky do t’ju ndihmojnë të mbrohen në rajonin e Kharkivit.
Rruga Press