Ukrainasit ndërtojnë postblloqe të improvizuara për të penguar përparimin rus
Disa ukrainas po ndërtojnë postblloqe të improvizuara në një përpjekje për të bllokuar trupat ruse.
Vladimiri, një ish-pronar i minierës së qymyrit, i cili u largua nga rajoni lindor i Ukrainës, Luhansk për në Kiev në vitin 2014, kur separatistët e mbështetur nga Rusia morën kontrollin e zonave të territorit atje, është mes tyre.
Fortifikimi i 47-vjeçarit, i cili përmban disa pllaka betoni dhe rreth një duzinë thasë me rërë, u ngrit në qytetin e Rzhyshchiv, në periferi të Kievit.
Postoblloku mirëmbahet nga gjashtë burra, përfshirë Vladimirin, i cili nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij. Dy nga ata që ruajnë vendin janë të armatosur me pushkë gjuetie.
“Ne nuk do të ndalojmë tanket me të, por mund të ndalojmë automjete të tjera”, tha ai për Al Jazeera, duke shtuar se i kishte paguar furnizimet nga xhepi i tij.
Dhjetra postblloqe të ngjashme thuhet se janë ngritur rreth kryeqytetit dhe gjetkë në Ukrainë.
Rruga Press