Bota

Ukrainasit e Kharkivit mbërrijnë në kufi me Rusinë

Trupat ukrainase që mbrojnë qytetin e Kharkiv-it kanë arritur në kufirin shtetëror me Rusinë. Një gjë të tillë e deklaroi guvernatori i Kharkiv-it  ditën e sotme.

Ende nuk dihet vërtetësia e pretendime të tij dhe nuk është e qartë se sa trupa kanë mbërritur në kufirin rus dhe cila është vendodhja e tyre e saktë.

Lexo më shumë  Forcat ruse kryen sulm me dron në Ukrainë pranë kufirit me Rumaninë, një fluturake dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune – NATO ngriti katër aeroplanë në ajër

Megjithatë Ministria e Mbrojtjes ukrainase ka publikuar një video që supozohet se tregon një grup ushtarësh nga një brigatë e mbrojtjes territoriale në kufi, por pa specifikuar se ku.

“Kemi mbërritur, jemi këtu”, thotë njëri nga ushtarët.

Ukraina largoi forcat ruse nga Kharkivi që është qyteti i dytë më i madh i vendit.

Rruga Press

Lexo më shumë  Pse Kina lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale?
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *