Ukraina thotë se po rritet numri i viktimave në Mariupol, pasi Rusia është duke penguar evakuimet
Kryebashkiaku i Mariupolit ka dhënë një përditësim mbi situatën në qytetin port pasditen e sotme.
Vadym Boichenko thotë se qyteti ka pësuar “shumë viktima” në 14 orët e fundit pasi banorët u goditën nga “sulme të pandërprera” nga trupat ruse.
Ai shtoi se forcat ruse po “parandalojnë në mënyrë aktive” evakuimin e civilëve nga zonat nën zjarr.
Gjithashtu u raportua se në qytet nuk ka ujësjellës.
Më herët, Boichenko tha se “bombardimet intensive” ishin duke u zhvilluar në qytet që nga e marta mbrëma.
Këshilli Bashkiak i Mariupolit tha rreth orës 09:00 GMT se qyteti mbetet nën kontrollin e Ukrainës.
Megjithatë, këshilli tha se luftimet po vazhdonin në rrugë, me Moskën duke bombarduar blloqe banimi, spitale dhe strehimore të improvizuara për njerëzit e zhvendosur.
© Rruga Press