Bota

Ukraina thotë se ka rrëzuar të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia

Forcat ukrainase kanë rrëzuar të 20 dronët e lëshuar nga Rusia në sulmet e kryera gjatë natës, ka thënë ushtria ukrainase më 17 maj.

Dronët u rrëzuan mbi rajonet e Harkivit, Poltavës, Vinitsjas, Odesës dhe Mikolajivit.

Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj rajonit të Harkivit, duke e sulmuar nga ajri dhe nga toka, përmes një ofensive të re. Ky rajon gjendet në kufi me Rusinë dhe atje, trupat e Kievit janë në disavantazh dhe po tentojnë që të mbajnë vijën në frontin e ri të hapur nga Rusia.

Lexo më shumë  Finlanda i jep SHBA-së qasje në bazat e saj ushtarake

Kryetari i qytetit të Harkivit, Ihor Terekhov, raportoi se kanë ndodhur katër shpërthime gjatë sulmit. Ai shkroi në Telegram se si pasojë e sulmeve u shkaktuan zjarre.

Sulmi dëmtoi pesë ndërtesa, një prej të cilave ishte ndërtesë e administratës së qarkut, tha guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Syniehubov, përmes një postimi në Telegram.

Tre dronë u rrëzuan mbi rajonin e Potlavës, por guvernatori rajonal, Filip Pronin, nuk raportoi për viktima apo dëme në infrastrukturë.

Lexo më shumë  Biden: Jam në këtë garë deri në fund dhe do të fitojmë

Po ashtu, guvernatori rajonal i Mikolajivit, Vitaliy Kim, nuk raportoi për dëme nga sulmet gjatë natës, raporton Radio Evropa e Lirë.

Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, javën e kaluar la nisur një ofensivë të re në Harkiv. Autoritetet ukrainase kanë pranuar se situata në këtë rajon është e vështirë.

Rruga Press

YouTube player