Ukraina thotë se ka rrëzuar 15 nga 25 dronët rusë që synonin rajonin jugor të Odesës
Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 15 nga 25 dronët rusë të nisur gjatë natës në rajonin jugor të Odesës, kanë njoftuar zyrtarët ushtarakë.
Në një deklaratë, ushtria ukrainase tha se 10 dronë të tipit Shahed janë rrëzuar së fundmi mbi Detin e Zi.
“Një tjetër sulm masiv me dronë gjatë natës nga rusët në rajonin e Odesës. Operacioni luftarak zgjati rreth një orë e gjysmë”, tha Oleh Kiper, guvernatori rajonal i Odesës, shkruan Reuters.
Bëhet e ditur se njësitë e mbrojtjes ajrore kanë zmbrapsur shumë dronë që vinin nga Deti i Zi drejt ndërtesave të banimit dhe zonave industriale, gjë që e bëri më të vështirë kundërsulmin.
Kiper tha se nga sulmet e fundit të dëmtuara kanë mbetur një ndërtesë administrative dhe disa objekte të tjera. Deri më tash, nuk ka raportime për viktima.
Ndryshe, rajoni jugor i Odesës është goditur nga gjashtë sulme me dronë vetëm këtë muaj.
Kjo pasi Rusia ka intensifikuar bombardimet e porteve ukrainase dhe infrastrukturën e drithit që kur Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja për eksportin e ushqimeve.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ushtria ruse ka lëshuar 175 dronë në objektiva të ndryshme që nga fillimi i marsit, ndërsa Ukraina ka rrëzuar 151 prej tyre.
Rruga Press