Ukraina thotë se i ka vrârë Rusisë më shumë se 142 mijë ushtarë
Më shumë se 142 mijë ushtarë rusë janë vrarë tani që kur nisi pushtimi i Ukrainës, sipas ushtrisë ukrainase.
Në përditësimin e tyre, mbi humbjet luftarake, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës vlerësoi numrin e të vdekurve nga pala ruse në 142,270, me 1,010 që nga e premtja.
Ushtria tha se 3,303 tanke dhe 6,533 automjete të blinduara ishin shkatërruar gjithashtu, një rritje në krahasim me ditën e djeshme përkatësisht prej pesë dhe 13.
Ndryshe më 24 shkurt bëhet 1 vit qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Загальні бойові втрати противника з 24.02.22 по 18.02.23 орієнтовно склали / The total combat losses of the enemy from 24.02.22 to 18.02.23 were approximately: pic.twitter.com/xiO4Dg9Weg
— Генеральний штаб ЗСУ (@GeneralStaffUA) February 18, 2023
Rruga Press