Bota

Ukraina tani mund të prodhojë 4 milionë dronë në vit

Ukraina mund të prodhojë 4 milionë dronë në vit dhe është duke e zhvilluar shpejt prodhimin e armëve, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në komente të autorizuara për t’u ndarë me publikun të mërkurën.

Duke folur të martën me ekzekutivë nga dhjetëra prodhues të huaj të armëve në Kiev, Zelensky ka thënë se Ukraina tashmë ka kontraktuar për të prodhuar 1.5 milionë dronë këtë vit.

Prodhimi i dronëve nuk ka ekzistuar në Ukrainë para pushtimit nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

“Në kushte jashtëzakonisht të vështira nga lufta dhe sulmet e vazhdueshme ruse, ukrainasit kanë qenë në gjendje të ndërtojnë një industri të re të mbrojtjes”, ka thënë Zelenksy.

Ukraina e ka trefishuar prodhimin e armëve vendore në vitin 2023 dhe pastaj e ka dyfishuar volumin përsëri në vetëm tetë muaj, ka thënë në mbledhje kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal. Zyrtarët ukrainas nuk kanë dhënë shifra absolute.

Më shumë se dy vjet që nga fillimi i luftës me Rusinë, dhe ku fundi nuk shihet në horizont, Ukraina tani shpenzon afërsisht gjysmën e buxhetit shtetëror – ose rreth 40 miliardë dollarë – për mbrojtje.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Ukraina merr gjithashtu mbështetje të madhe ushtarake dhe financiare nga aleatët perëndimorë.

Rusia, e cila është shumë më e madhe dhe më e pasur se fqinji i saj jugor, pritet t’i rrisë shpenzimet ushtarake për 25 për qind vitin e ardhshëm, ose për rreth 145 miliardë dollarë.

YouTube player