Bota

Ukraina sulmon objektet industriale ruse në rajonin e Uraleve

Ukraina ka sulmuar me dronë një rafineri nafte ruse në Urale Jugore, konfirmoi sot  guvernatori i rajonit, pas një sërë goditjesh me rreze të gjatë veprimi  që Kievi ka ndërmarrë kohët e fundit.

“Dronë armiq  sulmuan një objekt industrial në rajon”, shkroi në Telegram guvernatori i Orenburgut, Jevgeni Solntsev. Ai shtoi se nuk pati të plagosur dhe se proceset teknike të kompanisë nuk u ndërprenë.

Lexo më shumë  PAMJE TE RENDA/ Rusët ekzekutojnë pa mëshirë ushtarët e tyre që dezertojnë në Ukrainë

Megjithatë, video të publikuara në rrjete sociale tregonin disa goditje me dronë në territorin e një rafinerie në qytetin Orsk.

Qyteti, me mbi 200 mijë banorë dhe i vendosur pranë kufirit me Kazakistanin, ndodhet gati 1 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Më herët, një sulm tjetër me dronë ukrainas kishte goditur një fabrikë plehrash kimike në qytetin Berezniki, në rajonin e Permit në Urale.

Lexo më shumë  Marrëveshje rreth 800 milionë euro, Ukraina zgjeron bashkëpunimin ushtarak me Evropën

Sipas guvernatorit Dmitri Makhonin, sulmi dëmtoi një ndërtesë banimi, por nuk pati viktima, dhe prodhimi në fabrikë u ndërpre vetëm përkohësisht. Edhe Berezniki ndodhet më shumë se 1 500 kilometra nga kufiri ukrainas.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt 2022, Ukraina po lufton me ndihmën e Perëndimit dhe po përdor gjithnjë e më shumë dronë luftarakë për të goditur objektiva në thellësi të territorit rus. 

Rruga Press

YouTube player