Bota

Ukraina sulmoi me dron detar platformat ruse të gazit në Detin e Zi

Dronët detarë të marinës ukrainase kanë kryer sulme ndaj sistemeve ruse të vëzhgimit të vendosura në platformat e gazit të pushtuara nga Rusia pranë brigjeve të Krimesë.

Komandanti i Marinës së Ukrainës, zëvendësadmirali Oleksiy Neizpapa, raportoi për sulmin në rrjetet sociale.

Ai shkroi se gjuetia për armiqtë në Detin e Zi vazhdon dhe se dronët detarë të Marinës së Ukrainës kanë nisur sulme ndaj objektivave ruse.

“Sistemet e vëzhgimit të armikut të vendosura në platformat e gazit përgjatë bregdetit të Krimesë së pushtuar përkohësisht janë shkatërruar”, theksoi komandanti.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Siç raportoi më parë Ukrinform, shpërthime u dëgjuan në Kerch, gjegjësisht në zonën e kantierit detar Zaliv.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

YouTube player