Bota

Ukraina shton kundërofensivën për të rimarrë Khersonin, një nga qytetet më të rëndësishme për Moskën

Ukrainasit po përpiqen të çlirojnë qytetin e Khersonit pasi shkatërruan urën kryesore Antonivsky me raketa të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas BBC, kjo do të thotë se mijëra ushtarë rusë rrezikohen të shkëputen plotësisht nga pjesa tjetër e territoreve të pushtuara. Kherson, i vendosur në perëndim të lumit Dnieper, ishte qyteti i parë që rusët pushtuan pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Më 26 korrik, ushtria ukrainase e prishi urën e përmendur dhe kështu, sipas burimeve ushtarake perëndimore, e bëri atë plotësisht të papërdorshme. Kjo është një nga dy urat kryesore për Kherson.

Lexo më shumë  Shumica e gjermanëve janë pro rritjes së ndihmës për Ukrainën

Ushtria ruse varej prej saj, sepse ajo transportonte gjithçka që i nevojitej përmes saj. Disa besojnë se qyteti ukrainas i lartpërmendur është një nga më të rëndësishmet politikisht për Moskën. Prandaj humbja e këtij qyteti do të ishte një goditje e madhe për Rusinë.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksei Danilov, deklaroi se Rusia ka angazhuar numrin maksimal të ushtarëve në drejtim të Khersonit.

Lexo më shumë  Aktorët e famshëm bashkohen me Bad Bunny kundër Trump-it, në shfaqjen spektakolare të Super Bowl

Burimet ruse thonë se tani duhet të përdorin ura ponton për t’u lidhur me pjesën tjetër të territorit të okupuar të Ukrainës. Kherson, i cili kishte 290 mijë banorë përpara fillimit të agresionit kundër Ukrainës, aktualisht qeveriset nga qeveria pro-ruse.

Gjithashtu është planifikuar të organizohet një referendum në të cilin do të vendoset nëse qyteti duhet të jetë zyrtarisht pjesë e Rusisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Rusinë se po përgatitet për aneksimin e të gjithë territorit të okupuar të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *