Bota

Ukraina shënon 31 vjetorin e pavarësisë, në luftë. Zelensky: Do marrim dhe Krimenë

24 gushti shënon 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga sundimi sovjetik, por që vendin këtë vit e gjen në lufte.

Presidenti Zelensky ftoi qytetarët ukrainas që mos e lejojnë Moskën që të mbjelle dëshpërim e frikë në këtë ditë feste.

Në samitin online të quajtur “Platforma e Krimesë”, një ditë më parë, ku merrnin pjesë 50 liderë nga e gjithë bota, presidenti Zelensky u zotua se do të marrë pas edhe Krimean nga rusët, me çdo mënyrë e mjet. Sipas tij, lufta e sotme në Ukrainë, i ka pikërisht rrënjët në konfliktin në Krime, për të cilin reagimi ndërkombëtar ishte shumë i dobët.

Lexo më shumë  Me lot në sy, Zelensky pret liderët botërorë në Kiev

Ndërkohë, 24 gushti shënon edhe 6 mujorin e nisjes se pushtimit rus në Ukrainë. Kievi sot është zgjuar nën masa të rrepta sigurie, me qytetarët që janë ftuar të mos dalin në rrugë për të festuar, pavarësisht vlerës që merr sot “Dita e Pavarësisë”, me Ukrainën të pushtuar nga Rusia.

OKB thotë se thuajse 1 mije fëmijë janë vrarë apo plagosur në 6 muaj lufte në Ukrainë. Mbi 9 mijë janë viktimat në radhët e ushtrisë ukrainase dhe mbi 5500 mes civilëve.

Lexo më shumë  Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani, Merz zotohet për 'pavarësi' nga Amerika e Trump, duke paralajmëruar se NATO së shpejti mund të vdesë

Ushtria ruse, sipas të dhënave të Pentagonit, ka humbur në luftë thuajse 75 mijë forca ushtarake. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *