Ukraina sanksionon Lukashenkon për mbështetjen e luftës së Rusisë
Ukraina ka sanksionuar presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, për ofrimin e mbështetjes ushtarake ndaj Rusisë dhe mundësimin e vrasjes së ukrainasve, ka njoftuar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Lukashenko, një nga aleatët më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, i ka lejuar Moskës të përdorë territorin bjellorus për nisjen e pushtimit të Ukrainës.
Bjellorusia i ka lejuar Rusisë të vendosë pajisje të ndryshme ushtarake në vend, duke përfshirë stacione që lidhen me dronë sulmues rusë, që godasin qytetet ukrainase çdo natë.
“Sot Ukraina zbatoi një paketë sanksionesh kundër Alexander Lukashenkos dhe ne do të intensifikojmë ndjeshëm kundërmasat kundër të gjitha formave të ndihmës së tij në vrasjen e ukrainasve”, thuhet në një postim në mediat sociale nga Zelensky.
Zelensky ka akuzuar Lukashenkon se po ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet perëndimore dhe se ai po justifikon në mënyrë aktive luftën e Rusisë dhe tani po rrit më tej pjesëmarrjen e tij në përshkallëzimin dhe zgjatjen e luftës.
“Do të ketë pasoja të veçanta për këtë”, ka shtuar ai.
Rruga Press

