Bota

Ukraina qëlloi depo municionesh me sistemin amerikan ATACMS

Instituti Amerikan i Luftës (ISW) ka konfirmuar sulmet e para ukrainase me sistemin amerikan ATACMS ndaj territorit rus. Në raportin e publikuar të mërkurën, Instituti bërë me dije se janë goditur disa depo municionesh në rajonin Bryansk të Rusisë.

Nëpërmjet këtij sistemi amerikan, Ukraina do të jetë në gjendje të kryejë kundërofensiva të rëndësishme operacionale, thotë tutje raporti, duke theksuar se sulmet do të mund të shtoheshin “me kusht që Perëndimi të përforcojë ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të Ukrainës”.

Lexo më shumë  Gjermania “hakmerret” ndaj Musk, pezullon aktivitetet në platformën X

Aty u theksua edhe përparimi i trupave ruse në ditët e fundit.

“Forcat ruse përparuan së fundmi në pjesën kryesore të Ukrainës në rajonin e Kurskut dhe në zonën kufitare të rajonit Donetsk-Zaporizhzhia dhe forcat ukrainase së fundmi përparuan në veri të qytetit Kharkiv”, thuhet në raport.

U përmend edhe nënshkrimi i doktrinës së përditësuar nga presidenti Vladimir Putin, si përgjigje ndaj vendimeve  të administratës së Joe Bidenit për të lejuar Ukrainën t’i përdorë sistemet ATACMS.

Lexo më shumë  Hakerët rusë shënjestrojnë ministrat në të gjithë botën përmes WhatsAppit

Të martën është shënuar dita e 1000-të e luftimeve në Ukrainë.

YouTube player