Bota

Ukraina publikon video ku shihen ushtarët rusë duke gōditur komandantin e tyre të plāgosur

Ukraina ka publikuar një video ku shihen ushtarët rusë duke e tërhequr komandantin e tyre të plagosur nga fusha e betejës, dhe pastaj duke e goditur atë, me ato që duken si lopata.

Një dron ukrainas e ka kapur incidentin afër qytetit të Bakhmutit, ku janë zhvilluar luftime të ashpra për muaj të tërë.

Në video shihen katër ushtarë mercenarë të grupit “Wagner” duke e bartur kolegun e tyre, teksa e mbajnë për duarsh dhe këmbësh. Më pas e hedhin atë pranë një hambari.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një dron rus goditi një termocentral të saj

Videoja e dytë tregon tre burra duke e goditur atë në mënyrë të përsëritur me lopata. Fati i komandantit të plagosur është i paqartë. Por episodi lidhet me raportet e vazhdueshme të moralit të ulët midis njësive mercenare ruse, shkruan The Guardian.

Ushtarët ukrainas që luftojnë në dhe rreth Bakhmutit kanë përshkruar se si trupat e Wagnerit sulmojnë në valë. Ata thuhet se kërcënohen me ekzekutim nëse nuk arrijnë të përparojnë.

Lexo më shumë  Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete të ish-Jugosllavisë

Duke folur në fjalimin e tij të natës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se njësitë ukrainase po zmbrapsnin përpjekjet e përsëritura ruse për të rrethuar Bakhmutin dhe për të thyer mbrojtjen e tij.

“Ne po i kundërshtojmë. I jam mirënjohës çdo luftëtari që siguron kundërveprim me qëndrueshmërinë e tij”, ka deklaruar Zelensky.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *