Ukraina prezanton avionin “Viking” që ishte përdorur në luftërat e ish-Jugosllavisë
Ushtria ukrainase ka prezantuar avionin ushtarak, të quajtur Viking. Blogu “Operativno_ZSU” publikoi pamje të helikopterit në ajër, ndërsa bëri të ditur se po përdoret ndaj ushtrisë ruse.
Vikingu S-3 është aeroplan luftarak me katër persona në ekuipazh, dy motorë turbofan, i projektuar nga kompania amerikane Lockeed Corporation.
Avioni kishte kryer fluturimin e parë më 21 janar 1972, ndërsa është përdorur edhe në luftërat e Jugosllavisë.
Atë më parë Marina ushtarake amerikane e kishte hequr nga përdorimi.
Tash, qëkur ka nisur pushtimi rus mbi Ukrainë, ushtria ukrainase po e shfrytëzon ndaj caqeve ruse.
Rruga Press