Ukraina po ruan kontrollin e qyteteve kryesore, sipas inteligjencës britanike
Rusia ka bërë “përparim të kufizuar” në sulmin e saj ndaj Ukrainës të premten, sipas përditësimit të fundit të inteligjencës britanike të mbrojtjes.
“Luftërat vazhdojnë në lokacione kyçe. Rusia ka bërë përparim të kufizuar deri më tani sot dhe Ukraina ruan kontrollin e qyteteve kyçe. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës raporton se forcat ruse kanë mbërritur në periferi të Kievit”, shkroi të premten Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në Twitter.
“Sulmet ruse dhe shkëmbimi i zjarrit të artilerisë vazhduan gjatë gjithë natës dhe deri në mëngjes”, thotë inteligjenca britanike.
Rruga Press