Bota

Ukraina paralajmëron botën: Pasi të mbarojë punë me ne, Putini i ka sytë nga ju

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë dhe do të vazhdojë të pushtojë vendet e tjera europiane, ka paralajmëruar një deputete ukrainase.

Lesia Vasylenko e krahasoi situatën aktuale me atë kur Hitleri sulmoi Poloninë në vitin 1939.

“Njerëzit në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar thanë se lufta nuk kishte të bënte me ta duke menduar se ishte shumë larg. Ishte fillimi i Luftës së Dytë Botërore. Në thelb po ndodh saktësisht e njëjta gjë.”

Lexo më shumë  Belgjika sekuestron një anije ruse në kuadër të masave të sanksioneve në Detin e Veriut

“Putini nuk do të ndalet në Ukrainë. Qëllimi i Putinit është të ndërtojë një perandori ruse më të madhe se sa bota ka parë deri më tani”.

Sipas deputetes, Putini frymëzohet nga Stalini dhe Hitleri. Udhëheqësit perëndimorë deri më tani kanë refuzuar të ndërhyjnë duke argumentuar se kjo do të rezultonte në një luftë midis Rusisë dhe Perëndimit.

Lexo më shumë  Nga B-2 te Patriot, armët që SHBA po përdor për të sulmuar Iranin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *