Bota

Ukraina nxjerr në rrugë tanket për të mbrojtur kryeqytetin, Kievin

Automjetet ushtarake të Ukrainës hyjnë në Kiev për të mbrojtur qytetin.

Automjetet ushtarake ukrainase po hyjnë në Kiev për ta mbrojtur atë nga afrimi i trupave ruse, thotë Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha më herët se qyteti kishte “hyrë në një fazë mbrojtëse”, raporton bbc.

Lexo më shumë  Moska kërcënon shtetet baltike, duke pretenduar se ato ndihmojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë

Qeveria po i bën thirrje popullit të Kievit që të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave ruse, duke përfshirë prodhimin e koktejve molotovi dhe marrjen e armëve.

Mbi 18 mijë trupa të rezervistëve janë armatosur gjatë ditës së sotme në rajonin e kryeqytetit ukrainas.

Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë pohuar se deri më tani mbi njëmijë ushtarë rusë dhe personel të tyre janë vrarë gjatë agresionit ushtarak në Ukrainë.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia furnizon Iranin me mbështetje kibernetike dhe imazhe spiunazhi për të përmirësuar sulmet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *