Bota

Ukraina nxjerr në ankand kupën e Eurovisionit. Të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të ushtrisë

Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovision-in, do të nxjerrë në ankand kupën e vendit të parë që fituan në Eurovision.

Grupi do t’i dhurojë të ardhurat për një fond bamirësie që ndihmon ushtrinë ukrainase dhe Ukrainën, e cila është nën pushtimin rus.

“Ne kemi planifikuar të nxjerrim kupën tonë në ankand dhe t’i dhurojmë të gjitha paratë për një fond bamirësie që ndihmon Forcat e Armatosura dhe Ukrainën. Shikoni, shumë njerëz tashmë po dhurojnë nga jashtë dhe ndoshta shumë të tjerë do të dëshironin të dhuronin. Dhe kjo, sipas mendimit tonë, do të jetë gjëja që i motivon ata. Mendojmë se do të jetë e dobishme për Ukrainën,” tha lideri i grupit, reperi Oleh Psiuk.

Lexo më shumë  Nga sanksionet te forca ushtarake: Britania gjen bazën ligjore për të ndaluar anijet flotës në hije të Rusisë

Ukraina mori 192 pikë nga votat e shteteve të ndryshme dhe u rendit pas Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë dhe Spanjës. Mirëpo votat e publikut ndryshuan gjithçka. 439 pikë për Ukrainën bënë që ajo të renditet në vend të parë.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *