Ukraina njofton se 135 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka thënë se 135 fëmijë janë vrarë dhe 184 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, raporton të premten BBC.
Duke dhënë një përditësim mbi viktimat e fundit, zyrtarët thonë se dy fëmijë u vranë gjatë luftimeve të ashpra në qytetin Rubizhne, rajoni i Luhanskut. Dhe të enjten, dy fëmijë të moshës gjashtë dhe 13 vjeç u plagosën në Novomykhailivka, rajoni Donetsk, pas bombardimeve ruse.
Prokurorët shtuan se tre adoleshentë – të moshës 13, 14 dhe 15 vjeç – u hodhën në erë nga një minë në Obilne në rajonin e Zaporizhias.
Rruga Press