Bota

Ukraina ngre alarmin: Nivelet e rrezatimit rreth termocentralit të Çernobilit rrezikojnë të rriten

Nivelet e rrezatimit rreth termocentralit të Çernobilit rrezikojnë të rriten. Ky ka qenë shqetësimi i ngritur së fundmi nga kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, Energoatom, ndërkohë që centrali bërthamor është nën kontrollin e rusëve.

Ajo ka paralajmëruar se nivelet e rrezatimit rreth termocentralit të Çernobilit “rrezikojnë të rriten” pasi sistemet për të monitoruar rrezatimin nuk po funksionojnë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Nuk ka të dhëna për gjendjen aktuale të ndotjes nga rrezatimi, gjë që e bën të pamundur përgjigjen adekuate ndaj kërcënimeve”, tha kompania në një deklaratë.

Centrali, ku ka ndodhur një nga tragjeditë më të mëdha bërthamore në botë në 1986, ra në duart e forcave ruse më 24 shkurt. Vetëm disa ditë më vonë, ushtarët rusë sulmuan centralin bërthamor të Zaporizhzhia, ku u shkaktua dhe një zjarr i madh.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Liderët botërorë paralajmëruan se sulmi pasqyronte një “përshkallëzim të ri të rrezikshëm” që mund të kishte çuar në një katastrofë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *