Uncategorized

Ukraina ndan detaje rreth armës “Tryzub”, e aftë për të goditur objektiva në një lartësi mbi dy kilometra

Ukraina posedon një armë laser të aftë për të rrëzuar objektiva ajrore në një lartësi më shumë se 2 kilometra, ka njoftuar një zyrtar ushtarak.

Por, Vadym Sukharevskyi nuk dha më shumë detaje në komentet e tij të para zyrtare për ekzistencën e armës.

“Sot ne mund të rrëzojmë aeroplanë në një lartësi prej mbi 2 km me këtë laser”, tha Sukharevskyi, shkruan Reuters.

Lexo më shumë  Aksion i policisë në veri – mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Ai njoftoi se laseri u quajt Tryzub – fjala ukrainase për “trident”, që është një simbol i përdorur në stemën kombëtare – duke sugjeruar se ishte prodhuar në vend.

Ndryshe, në prill, ish-ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps dha një paralajmërim për laserin britanik DragonFire.

Shapps deklaroi se ai mund të përdoret potencialisht në Ukrainë për të luftuar dronët rusë.

Lexo më shumë  Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, shorti dhuron dhe një derbi

Raportohet se DragonFire do të hyjë në shërbim në vitin 2027.

YouTube player